• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Renato Mekolli i befason të gjithë: Nuk më keni për shumë kohë në Shqipëri

Renato Mekolli ka vendosur që pas përfundimit të ‘Hell’s Kitchen Albania 2’ të jetë më pranë ndjekësve duke iu përgjigjur pyetjeve të mbërritura prej tyre në llogarinë në ‘Instagram’. Mes shumë përgjigjesh ka dalluar ajo ku Renato ka lajmëruar se nuk do të jetë edhe për shumë kohë në Shqipëri.

“Pse u ktheve në Shqipëri, kur mund të rrije në Greqi”, ka pyetur një prej fansave të Mekollit në rrjetet sociale.

“Për këto që arrita këtu, tani mund të largohem përsëri. Nuk më keni për shumë kohë akoma në Shqipëri”, është përgjigjur shefi i kuzhinës, duke i habitur të gjithë. Nuk dihet ende se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë këtë pritet të na i zbulojë vetë ai në javët në vazhdim./revistawho.com