• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rekordi që do të shoqërojë verën e Bieta Sulos

Sezoni i ri televiziv, në shtatorin e 2018, solli pranë teleshikuesve një nga figurat më të ëmbla të ekranit shqiptar, Bieta Sulon. Ndonëse ishim mësuar ta shihnim ulur në poltronin e opinionistes në programin ‘Top Show Magazine’, ‘Ftesë në 5’ e solli Sulon edhe më pranë publikut.
Programi i orës 17:00 në ‘Top Channel’ ishte produksioni i cili ju besua Bietës, jo vetëm në moderim, por edhe në autorësi, pas përvojës së mëparshme si kryeredaktore e redaksisë së ‘Top Show’. Programi solli që prej muajit shtator e deri në mbyllje të tij, tema të aktualitetit, showbiz-it, personazhe publikë në rrëfime personale dhe profesionale dhe njerëzit e thjeshtë në tematika të cilat tërhoqën jo pak vëmendjen e shikuesve.


E cilësuar nga ndjekësit si një nga moderatoret më të çiltra, Bieta u kthye në një alternativë të dashur për pasditet e shqiptarëve.
‘Pasdite në Top Channel’, formati i mëparshëm i pasdites në ekranin ku sot shfaqet Bieta, ka kaluar sfida të vështira vit pas viti dhe ka qenë shumë e vështirë për të krijuar një lloj balance në komunikimin mes tij dhe teleshikuesve, për shkak të ndryshimeve të shpeshta, ndonjëherë edhe të befta të moderatoreve dhe autorëve të këtij programi.
Ndaj edhe sfida e Bietës në këtë sezon qe jo pak e lehtë, megjithatë siç tha edhe ajo vetë në mbylljen e sezonit: ishte një sfidë e superuar falë mbështetjes së çdo shqiptari, të cilët i dhuruan një rekord klikimesh programit të përditshëm të pasdites në “Top Channel”, më shumë se 10 milionë shikime në ‘Youtube’.

Vera shkon shpejt, më shpejt sesa ky sezon i gjatë televiziv dhe me siguri shtatori do të sjellë surpriza të tjera nga Bieta Sulo, çdo ditë me ftesën e saj në 5, drejtuar të gjitha familjeve shqiptare. /revistawho.com