• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Regjisori i “Titanic” i përgjigjet pyetjes që bëjnë të gjithë: Pse Jack duhet të vdiste patjetër?

“Titanic” është një nga historitë më rrënqethëse dhe një nga filmat më të shikuar të të gjitha kohërave. Dy personazhet kryesorë, Rose dhe Jack, rrëmbyen zemrat e të gjithëve me historinë e tyre të dashurisë. Megjithatë një pyetje që i është drejtuar shpesh regjisorit të filmit është se pse Jack duhej të vdiste në fund, pasi dera mbi ujë ishte e mjaftueshme për të mbajtur dy persona. Në një intervistë të fundit për “Vanity Fair”, regjisori James Cameron ka vendosur të sqarojë fundin e filmit, duke e quajtur gjetje artistike. Sigurisht dera ishte mjaftueshëm e madhe sa të mbante Kate Winslet, por nuk mund të mbante peshën e të dyve pasi mund të fundosej. Por ky fund e ka bërë Titanic të pavdekshëm, duke bërë që shumë njerëz të vuajnë për vdekjen e Jack. Nëse do kishte jetuar filmi do ishte pa kuptim. “Titanic” flet për vdekje dhe ndarje. Jack duhet të vdiste! Nuk ka rëndësi nëse do kishte vdekur nga i ftohti apo prej rrëzimit nga anija. Quhet art! Gjërat ndodhin për arsye artistike dhe jo për rregulla fizike”, u shpreh ai, duke i dhënë fund dilemës.