• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Refugjatja palestineze shpallet mësuesja më e mirë në botë

 

Bëhet fjalë për Hanan Al Hroub, nga Palestina. Ajo është kurorëzuar me këtë çmim për shkak të mënyrës së saj të mësimit, duke fituar kështu çmimin 1 milion dollarë.Sipas BBC, Hanan Al Hroub u rrit në një kamp refugjatësh palestinez dhe tani punon si mësuese.Ajo është e specializuar për mbështetjen e fëmijëve të cilët kanë qenë të traumatizuar nga dhuna. Fituesi u njoftua në një ceremoni çmimesh që është mbajtur në Dubai, dhe u përcoll me një video-mesazh të urimit dërguar nga princi Ëilliam. Hanan Al Hroub pas mori çmimin tha se do të shpenzojë paratë e çmimit në përkrahjen e studentëve të saj.Pjesëmarrës në Çmimet Globale të mësimdhënësve ishin mësuesit nga India, Kenia, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara.