• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Qumështi i gjirit nuk është më ‘turp’, këto janë nënat e njohura shqiptare që kanë dhënë mesazhe të forta

Kohë më parë, mamatë që i jepnin gji fëmijëve të tyre në ambiente publike gjykoheshin nga një pjesë e madhe e njerëzve, pasi shumica e shihnin këtë veprim si tabu. Por kjo gjë me kalimin e viteve ma ndryshuar dhe tani ‘breastfeeding’ nuk shihet më si diçka e ndaluar. Sigurisht, i gjithë ky ndryshim ka ardhur nga puna sensibilizuese e mamave kudo nëpër botë dhe sidomos nga mediat. Ky sensibilizim ka ndodhur dhe në vendin tonë dhe më së shumti e shohim tek VIP-at shqiptarë. “RevistaWho.com” ka përgatitur një listë të mamave të famshme në Shqipëri që nuk e kanë problem t’i japin gji fëmijëve të tyre në publik, madje e tregojnë këtë me krenari.
1. Bieta Sulo
Bieta Sulo ka treguar në një emision ‘live’ 2 vite më parë se t’i japësh gji fëmijës tënd në publik nuk është aspak problem. “Kur ka orarin e tij, Kroi nuk do t’ia dijë as për mikrofon, as për kamera”, ka shkruar moderatorja.


2. Elita Rudi
Elita Rudi u bë nënë 5 muaj më parë dhe momentet e shumta që ka kaluar me djalin e saj i ka ndarë dhe me publikun. Një ndër to dhe momentin kur i jep Zërit gji në publik. Krahas fotos ajo ka shkruar dhe një mesazh sensibilizues, që ka shkaktuar reagime të shumta tek fansat e saj.

3. Diellza Kolgeci
Diellza Kolgeci nuk është shumë aktive në rrjete sociale, mirëpo ndonjëherë publikon foto nga momentet që kalon me vajzën e saj. Pak kohë pas lindjes, ajo publikoi një foto ku tregoi me krenari se ishte një mama që e ushqente vogëlushen e saj me qumësht gjiri.


4. Greis Petroviç
Greis Petroviç publikoi një foto nga prapaskenat e emisionit ‘Ftesë në pesë’ me vogëlushen e saj në krah, duke i dhënë gji. Modelja ka treguar se për të ky gjest nuk është aspak tabu, ashtu siç nuk duhet të jetë për asnjë mama tjetër.

5. Emina Cunmulaj
Emina Cunmulaj njihet dhe vlerësohet nga publiku shqiptar për karakterin e saj të thjeshtë, sidomos kur bëhet fjalë për 2 vogëlushet e saj. Pak kohë më parë, Emina publikoi një album me foto shkëputur nga lindja e Mia-s. Ndër to ishte dhe një foto ku ish-missi shfaqej duke i dhënë gji vogëlushes.


6. Erjona Sulejmani
Në kuadër të javës së ‘breastfeeding’, Erjona Sulejmani ndau me fansat e saj foton më të ëmbël, ku shfaqej me vogëlushin në krahë, duke i dhënë atij gji. Ndjekësit e saj e kanë pëlqyer shumë këtë gjest dhe nuk i kanë kursyer komentet e tyre./revistawho.com