• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO

Qetësohuni! Sapo folëm me Almedën dhe Tolgahan është shëndoshë e mirë

Lajmi se bashkëshorti i Almeda Abazit, aktori i famshëm turk Togahan Sayisman përfundoi në spital dhe se për këtë prezantueses së “Dancing With The Stars” iu desh të kthehej urgjent në Turqi, bëri sot xhiron e të gjitha mediave… Situata dukej e rëndë nga ajo që shkruhej, derisa para pak minutash “RevistaWho.Com” kontaktoi direkt me drejtuesen bukuroshe të spektaklit të vallëzimit. Në një prononcim për ne Almeda Abazi sqaron se “rënia e imunitetit erdhi si pasojë e vaksinës që bëhet përpara nisjes në vende si Afrika, ku Tolgahan do të shkojë për një projekt. Vaksina bëhet për t’iu shmangur sëmundjeve që mund të merren atje. Pas vaksinës Tolgahan duhej të merrte një serum, por asgjë tragjike. Tani është shumë mirë, me mua në shtëpi… Unë do ta bëj përgjatë 12 javëve udhëtimin Tiranë-Stamboll dhe anasjelltas”, – përgjigjet Almeda.

Abazi pati dje deputimin e parë si drejtuese e “Dancing With The Stars Albania 7” dhe publiku e priti shumë mirë në këtë rol të ri. Vetë Almeda është shumë entuziaste për këtë projekt dhe është ende e përfshirë nga emocionet e mbrëmshme. “Ju ftoj të na ndiqni, nga java në javë me më shumë surpriza”, – përfundon Almeda. Ndaj gjithçka na mbetet për të bërë është ta ndjekim në javët e ardhshme, çdo të premte në “Dancing With The Stars”. / revistawho.com