• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Qëndroi për 6 vite larg muzikës, ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’ rikthen në skenë Gilin

Amfiteatri i Tiranës ‘u pushtua’ mbrëmjen e djeshme nga këngëtaret më të njohur dhe të dashur të publikut shqiptar. Këtu përmendim Eranda Libohovën, Remzie Osmanin, Maja Alicko, Rovena Dilo, Lori Kacka, Orgesa Zaimi, Selami Kolonja, Nexhat Osmani dhe Gili. Kjo e fundit, u rikthye në skenë pas një kohë shumë të gjatë larg muzikës, pothuajse 6 vite. Ajo elektrizoi publikun me performancën e saj dhe përcolli shumë emocion tek të gjithë të pranishmit, pasi ajo u shoqërua nga publiku në çdo tingull të këngëve të saj. Të gjithë kënduan një zëri këngën e saj të famshme ‘Xixëllonja’, por jo vetëm. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte dhe paraqitja e saj fizike. Përveç faktit se dukej e kuruar në detaj, duke filluar nga flokët, grimi dhe veshja, Gili dukej dhe në formë perfekte. Duket se për të vitet kishin ndaluar, pasi përveç pamjes fizike, energjia dhe pasioni për të performuar vazhdonte të ishte e njëjtë. Pas këtij rikthimi të bujshëm në skenë, këngëtarja do sjellë shumë projekte dhe bashkëpunime të reja. Kujtojmë se këngët, bashkëpunimet dhe performancat e Gilit në skenë, kanë qenë ato që kanë sjellë risi në estradën shqiptare./revistawho.com