• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pushimet e janarit e gjejnë pranë Renee, Roberti ndan pamjet më të bukura së bashku me vajzën

Pavarësisht impenjimeve të shumta në koncerte, Robert Berisha ka zgjedhur që ditët e para të muajit janar t’i kalojë në pushime së bashku me të voglën e tij, Renee. Këngëtari ka publikuar disa video ku shfaqet vajza duke mësuar se si të bëjë ski. Nga pamjet duket se Renee e ka mësuar shpejt këtë sport, teksa arrin të rrëshqasë në dëborë pa u rrëzuar. Këto momente të ëmbla kanë shkaktuar të qeshura tek Roberti, i cili e sheh se si Renee është rritur tashmë dhe arrin t’i kontrollojë situatat mjaft mirë.

Nuk dihet nëse në pushime bashkë me vajzën ndodhet dhe Nora megjithatë duket se Berisha është duke u argëtuar pa masë me vogëlushen.

Kujtojmë se ndonëse dyshja i dha fund raportit të tyre, kanë theksuar se do të ruajnë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre./revistawho.com