• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Puntata ime e parë ka qenë ‘bombastike'”, Erdit Asllanaj tregon se si u bë pjesë e “Portokallisë”

Aktori i njohur i humorit, Erdit Asllanaj, ka qenë i ftuar së fundmi në programin “Lart e Poshtë”, në të cilin ka folur për detaje nga jeta e tij profesionale dhe private. Gjatë intervistës aktori ka treguar një moment specifik në jetë, audicionin e tij të parë. Ai u shpreh se të bëhej pjesë e “Portokalli” nuk ka qenë aq e thjeshtë sa duket, kjo për shkak se asnjëherë nuk i thonin datën e saktë të audicioneve. “Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokallisë”, më dilte gjithmonë një roje atje. Unë e pyeta kur fillonin, ai më tha kthehu pas 2 muajsh. Shkoj përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti roje. ‘O prapë ti, ik se ke ardhur shpejt, janë pas 2 muajsh’. E një ditë vete unë, ishte ditë me shi, dhe më doli prapë roja. Prapë më tha kthehu pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastis aty me asistent regjisorin. E pyes e më thotë hajde se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju aty filloi rrugëtimi im në “Portokalli”, u shpreh Erditi, duke theksuar se puntata e tij e parë ka qenë ‘bombastike’. Që prej momentit të parë të daljes së tij në skenë, Erditi gëzon një famë dhe simpati nga të gjithë shikuesit.