• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Publikon foton e rrallë me nënën e tij, Albi Nako emocionon me fjalët për të

Albi Nako ka publikuar disa orë më parë një foto krah nënës së tij. Koreografi i njohur shqiptar nuk ndan shpesh foto të familjarëve në profilin personal në ‘Instagram’, por këtë herë e ka ‘shkelur rregullin’ duke shkruar edhe pak fjalë të ndjera për të.

“Gjerdani më i çmuar që do kesh rreth qafës, janë krahët e nënës tënde”,-shkruan ai. Megjithëse nuk ka shumë nevojë për koment, kjo foto është realisht shumë speciale dhe është shkëputur nga një pasdite që balerini dhe e ëma kanë kaluar së bashku.

Kujtojmë se Albi zgjedh të publikojë në profilin personal vetëm foto të punës së tij, ose shkrepje nga udhëtimet e ndryshme. /revistawho.com