• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Publikohet promo e shumëpritur, Ilda Bejleri së shpejti në “Top Channel”

Ilda Bejleri është një nga moderatoret më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të largimit të bujshëm nga “DigitAlb”, mirëpo rrugëtimi i saj në fushën e moderimit nuk mbaron këtu. Së shpejti atë do ta shohim si pjesë të stafit të “Top Channel” krah Edi Manushit në “Proçesi Sportiv”. Ditën e sotme, Ilda ka publikuar në ‘Instagram’ promon e emisionit dhe ka zbuluar se sezoni i ri do të nisë në datën 9. “Kur Manushi do të të ‘mbërthejë’…Gjërat e mira bëhen bashkë dhe “Proçes” si ky nuk keni parë ndonjëherë…shihemi në 9 shtator me @edmanushi! Shumë e lumtur që rikthehem në ekranin ku kam ndjerë emocionet e para dhe ku nisa këtë rrugëtim të gjatë.. Ju dua të gjithëve, I.B”, ka shkruar Ilda krahas videos. Ilda dhe Edi kanë një eksperiencë disavjeçare në fushën e prezantimit të sportit, prandaj me siguri ata do të kenë shumë kimi bashkë në studio./revistawho.com