• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Publikohet bashkëpunimi i Ledrit me Ermalin, surpriza është pjesëmarrja e nënës së reperit

Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar një tjetër këngë së bashku dhe suksesi është i garantuar edhe këtë herë. Me ritme verore dhe me një tekst kuptimplotë, dy këngëtarët prezantuan “M’ke harru”. Ajo që kishte të veçantë kjo këngë është fakti që pjesëmarrëse është nëna e reperit, Xheraldina Vula. Ajo është një nga tekstshkruesit bashkë me djalin e saj dhe Ermalin. Siç duket për të arritur një projekt të bukur muzikor, duhej edhe ndërhyrja e saj. Xheraldina është një figurë e njohur e ekranit. Ajo është e ftuar shpesh në studio televizive për arsye të ndryshme, por publiku e njeh më së shumti si nënën e Ledri Vulës.

Kujtojmë se kjo nuk është kënga e parë që Ledri dhe Ermali sjellin bashkë. Ata kanë realizuar edhe ‘Fshatarja ime’, një version modern i hitit të vjetër të Sabri Fejzullahut. / revistawho.com