Në ditën e baballarëve fotot e familjes mbretërore qarkulluan gjithandej, por një detaj nuk i shpëtoi syrit të vëmendshëm të publikut dhe mediave. Bëhet fjalë për unazën e martesës, e cila nuk ishte në gishtin e Princ William, ndërsa vëllai i tij e kishte dhe nuk u mundua fare ta fshihte. Të njëjtin detaj mediat dhe fansat e kanë vënë re edhe më parë tek daljet publike të dukës, por ka një arsye të fortë që unaza e martesës mungon.
Sipas rregullores së pallatit mbretëror, i dyti në radhë për fronin nuk ka mbajtur kurrë një unazë martese, ai vetëm ja vendosur bashkëshortes në ditën e dasmës dhe vetë e shmang. Ndërsa nga burime brenda pallatit thuhet se kjo është më shumë një zgjedhje personale e William. Ende nuk dihet versioni i vërtetë i kësaj çështjeje, por me bindje mund të thuhet se princi nuk do e vendosë unazën as në vazhdim. / revistawho.com
https://www.instagram.com/p/ByxRc1hlo6Y/