• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pse lidhjet e tij nuk kanë qenë asnjëherë publike? Capital T e thotë ‘troç’

Capital T është padyshim një nga artistët më të talentuar të skenës shqiptare, e ka fituar zemrat e të gjithë ndjekësve të muzikës së tij. Pas koncertit gjigand që organizoi në sheshin “Nënë Tereza”, Capital T ka marrë kohën e tij për t’u angazhuar në projekte të reja. Në një intervistë për “Prive” ai ka zbuluar disa detaje rreth vetes, lidhur me jetën private dhe profesionale. Trim Ademi ka qenë gjithmonë i rezervuar përsa i përket lidhjeve të tij si dhe jetës familjare, e asnjëherë nuk ka patur një marrëdhënie publike. “Privatësia ka qenë diçka që e kam dashur gjithmonë. Asnjeherë nuk kam patur lidhje ‘hajt mo’, përderisa kanë qenë në jetën time kanë patur rëndësi. Kam menduar se asnjë nga njerëzit e mi të dashur se ka merituar atë presionin dhe vëmendjen që të jep media, prandaj e kam zgjedhur kështu”, shprehet ai. Së fundmi Capital T zbuloi se është në proçes pune për të organizuar koncertin e dytë të “Time Capsule”, i cili do të jetë i vendosur në Londër.