• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pse Lady Gaga ishte vetëm dhe pa unazë në ‘Grammy’? Zbulohen detajet rreth fejesës së saj

Gjatë ceremonisë së ‘Grammy’, të gjithë fansat e Lady Gaga-s ishin pak të shqetësuar për të. Këngëtarja doli vetëm në tapetin e kuq dhe sigurisht, të gjithë vunë re mungesën e diamantit gjigand në gishtin e saj. Pati menjëherë reagime, pasi të gjithë menduan se Gaga mund t’i ketë dhënë fund fejesës së saj. Megjithatë ‘Cosmopolitan’ ka bërë një analizë të shkurtër për të treguar se asgjë nuk ka marrë fund dhe e gjithë kjo është thjesht një thashethem.
Fillimisht, Lady Gaga vërtetë bëri paraqitjen në tapetin e kuq pa unazën e saj gjigande, por kjo nuk është hera e parë. Duke qenë se unaza është e madhe, ajo nuk e mban gjithmonë. Madje as në performancën me Bradley Cooper për këngën ‘Shallow’, nuk e kishte vënë.
Duke qenë se Gaga tashmë ka 9 çmime ‘Grammy’, ndoshta i fejuari i saj, Christian nuk e ka parë të nevojshme ta shoqëronte. Gjithashtu, Gaga dhe Christian, nuk bëjnë shumë paraqitje në tapetin e kuq bashkë.
Gjatë fjalimit për pranimin e çmimit, Gaga falenderoi disa njerëz, por Christian nuk ishte një prej tyre. Edhe pse kjo gjë ishte pak e çuditshme, është diçka që ajo e bën shpesh. Mesa duket, këngëtarja mendon se është më e rëndësishme të flasë për një temë të caktuar, sesa thjesht të falenderojë disa njerëz.
Për ta mbyllur dhe për ta quajtur të gjithë këtë një thashethem, vetëm një javë më parë Christian ka publikuar një foto të Gaga-s në ‘Instagram’./revistawho.com