• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pse Jonida nuk e fitoi ‘Eurovizion-in’? BBC zbulon arsyen e çuditshme

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e ‘Eurovizionit’, ku Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Ktheju Tokës’, të kënduar nga Jonida Maliqi. Mirëpo së fundmi, media e njohur BBC i ka dedikuar Jonidës disa fjali, ku shkruan dhe shkaqet pse Shqipëria nuk arriti të fitonte. Si fillim ndalet tek radha që Jonida e këndoi, ku numri dy nuk është aspak fatsjellës. ‘Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë ‘Eurovision-in’. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi’, shkuan reporteri i BBC-së Neil Smith.

Më tej, ai ka cituar disa nga vargjet e këngës duke treguar mesazhin drithërues: ‘Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani’. 

Kujtojmë që fitues u shpall shteti i Holandës me këngën ‘Arcade’, të kënduar nga këngëtari Duncan Laurence. /revistawho.com