Edhe pse tashmë dihet se Keisi dhe Stresi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, bukuroshja vazhdon të mbajë raporte të mira me familjen e tij. Madje ajo e ka uruar publikisht mamanë e Stresit me rastin e ditëlindjes. Kjo i ka bërë fansat të mendojnë se Keisi mendon sërish të kthehet në krahët e Stresit. “Pse ja urove ditëlindjen mamit të Stresit? A mendon të ktheheni sërish të dy?”, e pyet një ndjekëse, ndërsa ajo ia kthen se e do shumë mamin e Stresit. “Cfarë lidhje ka? Unë atë e dua, kishte ditëlindjen, e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, shkruan Keisi. Me këtë përgjigje ajo ka treguar se mes saj dhe Stresit nuk ka patur përmirësime, por ajo duket se ruan një respekt të madh për familjen e tij.