• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pse çifti i njohur e mbajti lidhjen e fshehtë? Ja si shprehet këngëtarja

Camilla Cabello dhe Shawn Mendes janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it. Ata e bënë lidhjen publike disa muaj më parë, megjithatë për pak kohë e mbajtën të fshehtë.

Në një intervistë të re me Los Angeles Times, Camila foli hapur për lidhjen e saj dhe arsyen e vërtetë pse ata i mbajtën gjërat shumë private deri në momentin kur e zbuluan se ishin bashkë. “Nuk e quaj atë Shawn Mendes, e dini? Unë e quaj me emra të përkëdhelur që nuk do t’i them në këtë intervistë. Por e mbajtëm gjatë më private sepse nuk e donim vëmendjen”, u shpreh kēngëtarja. Ajo gjithashtu theksoi se njerëzit ndonjëherë mund të harrojnë se lidhja e tyre është e vërtetë dhe jo vetëm për shfaqje. Camilla shtoi se për këngën ‘Senorita’ ishte Shawn që këmbënguli, pasi ajo vetë nuk donte të bënte një tjetër këngë latine pas “Havana”. Por me siguri tani Camilla duhet të jetë e bindur që bëri gjënë e duhur, pasi kanë fituar disa çmime për këngën.

CLOSE
CLOSE