• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Provat e natës së dytë të “C’est la Vie”, Miriam Cani ka dy fjalë për Marina Vjollcën

Për nisjen e një rrugëtimi të ri, mbështetja për Marina Vjollcën ka qenë e pakushtëzuar. Familjarë, miq e të afërm kanë shprehur dashurinë dhe mbështetjen për moderatoren simpatike, si dhe nuk kanë munguar edhe disa këshilla të vogla. Nata e parë e “C’est la Vie” rezultoi një sukses i vërtetë dhe tashmë Marina po vijon provat për natën e dytë, ku nuk ka nguruar të përshëndesë ndjekësit me një foto të postuar në profilin zyrtar. Përpos pjesës që moderatorja duket një yll, na pikasi syri një koment të këngëtares Miriam Cani. Kjo e fundit shkruan: “Marina zemër..të kam ndjekur të dielën dhe më kë pëlqyer shumë. Jo vetëm yll e bukur por super e kompletuar. Bravo zemër. Uroj të të shkoj sa më mbare. Të përqafoj”
Nuk ka munguar dhe replika e Marinës e cila e falenderon tejmase për fjalët e bukura. /revistawho.com

C'est la vie! #prova #nata2 #supermbremje🙈

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on