• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Priyanka Chopra flet me dashamirësi për Meghan Markle, hedh poshtë zërat për probleme mes tyre

Priyanka Chopra dhe Meghan Markle janë përfolur kohët e fundit për një problem në raportin e tyre miqësor, por aktorja indiane sapo i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet. Së fundmi Priyanka ka dhënë një intervistë për revistën “Elle” dhe aty ka folur me dashamirësinë më të madhe për dukeshën e Sussex. Madje aktorja i është drejtuar dukeshës me emrin shkurt, Megs, duke treguar se mes tyre gjithçka është në rregull. “Megs…ajo ishte e destinuar për gjëra të mëdha, të jetë një ndryshim dhe të jetë një zë i rëndësishëm. Është një mrekulli që ajo ka një platformë ku mund ta bëjë këtë gjë”, ka thënë Priyanka për miken e saj. Ajo ka shtuar se është e pabesueshme se si ndryshon jeta, duke qenë se para pak javësh Meghan u bë nënë për herë të parë. Më pas Chopra ka treguar se në të ardhmen mund të blejë një shtëpi në Londër së bashku me bashkëshortin e saj, Nick Jonas, duke pasur më shumë mundësi për të qenë afër Meghan dhe Harry. Miqësia mes aktores indiane dhe dukeshës nisi në 2016-tën, kur të dyja u njohën për herë të parë në një event në muajin janar. /revistawho.com