• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pritet të publikojë albumin e ri, Demi Lovato tregon se do të zbulojë të vërtetat për jetën e saj

Demi Lovato pritet që së shpejti të publikojë albumin e saj të shtatë, i cili do të jetë në formën e një rrëfimi personal. Këngëtarja është gati të tregojë gjithçka që ka ndodhur përpara se të kalonte në overdozë, që për pak i mori jetën. Ditën e sotme Demi ka ndarë me të gjithë disa detaje për albumin përmes disa potimeve në ‘Instastory’. “E dini se çfarë është më e bukura në bërjen e një albumi? Ti mund të thuash çdo gjë që dëshiron, të jesh sa më i sinqertë dhe të tregosh anën tënde të historisë, pavarësisht atyre që mund të mos e pëlqejnë”, ka shkruar këngëtarja. Në korrik të 2018-tës Demi kaloi periudhën më të vështirë për shkak të overdozës dhe sërish ja doli mbanë ta kalonte dhe të rikthehej e fuqishme. Pak muaj më parë ajo paralajmëroi se një ditë do t’i tregonte gjithë botës çfarë ndodhi gjatë asaj kohe, pse ndodhi dhe si është tani jeta e saj. Siç duket të gjitha këto Demi do i rrëfejë në albumin e ri, ndaj të gjithë jemi kuriozë të dimë diçka më tepër për historinë e saj të pazbuluar. /revistawho.com