• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princesha Charlotte nisi shkollën dhe shokët i vendosën menjëherë ‘nofkën’ më interesante që mund të keni dëgjuar

Pak ditë më parë Princesha Charlotte nisi klasën e parë e shoqëruar nga dy prindërit e saj, Kate Middleton dhe Princ William. Pranë vogëlushes ndodhej dhe i vëllai, Princ Louis i cili siç pohoi dhe dukesha e Cambridge do të jetë një mbështetje për Charlotte.
Ndonëse nuk kanë kaluar shumë ditë, shokët e klasës i kanë vendosur menjëherë një ‘nofkë’ 4-vjeçares duke e quajtur ‘Princesha luftëtare’.
Ndonëse William dhe Kate janë përpjekur ta evitojnë titullin mbretëror të vajzës në ambientet e shkollës, duket se kjo është e pamundur. Deri më tani Charlotte ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit e familjes mbretërore për shkak të çiltërsisë që ajo ka treguar në publik./revistawho.com