• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princ Louis bën xing me xhaxhain e tij, ja si dukej Princ Harry shumë vite më parë me të njëjtin kostum

Pamja e princit Louis, vogëlushit të Princ William vodhi vëmendjen maksimale të të gjithë adhuruesve të pallatit mbretëror në daljen e tij më të fundit gjatë eventit të organizuar nga drejtuesit  e ‘Kensington’, për shkak të pamjes së tij.

1-vjeçari kishte veshur një palë pantallona ngjyrë blu dhe një bluzë të bardhë, duke risjellë dhe njëherë një imazh të Princ Harry-t shumë vite më parë. Në një prej fotove të shkëputura nga pallati mbretëror, është zbuluar se të njëjtin ‘look’ ka pasur dhe duka i Sussex në vitin 1986, krah nënës së tij.

Sipas ‘HarperBazaar’, veshjet e Princ William, Kate Middleton dhe 3 fëmijëve ishin dizenjuar nga marka e njohur ‘Alexander McQueen’, ndërsa kapela i përkiste firmës ‘Philip Treacy’. Kujtojmë se familja mbretërore ka arritur të fitojë gjithmonë vëmendjen maksimale të ndjekësve të saj, duke eksperimentuar me ngjyrat më ‘in’ të çdo sezoni në veshjet e tyre./revistawho.com