• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princ Harry shfaqet më krenar se kurrë për bashkëshorten dhe djalin e tij

Ndjekësit e familjes mbretërore i kanë pritur me padurim fotot e para të fëmijës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Vetëm 2 ditë më parë erdhi në jetë djali i dyshes mbretërore, i cili u quajt Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Pallati Buckingham nxori lajmërimin e lindjes së dukeshës, ndërsa Harry dha një deklaratë ku u shpreh se është një eksperiencë e jashtëzakonshme për të.

Çifti i Sussex realizuan disa foto së bashku me djalin e tyre dhe pamjet e para ishin shumë të ëmbla. Nëse në çdo foto ishit mësuar të shihnit se fëmijën e mban në krah nëna, tek dyshja mbretërore vumë re se ishte Harry ai i cili mbante vogëlushin në krahët e tij.

Këto pamje tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u vu re se çifti shikonte me shumë dashuri dhe ëmbëlsi fëmijën e tyre të parë. Kujtojmë se dyshja ka zbuluar se pas fëmijës së parë, kanë dëshirë ta zgjerojnë familjen e tyre dhe me fëmijë të tjerë./revistawho.com