• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princ Harry nuk mund ta shmangë takimin me Trump, paraqitet me vonesë në drekën e familjes mbretërore

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles mirëpritën familjen Trump gjatë vizitës së tyre në pallatin Buckingham. Familja mbretërore organizoi një drekë, ku në orët e para Princ Harry mungoi, pasi u paraqit pak me vonesë.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e dukeshës së Sussex, Meghan Markle, pasi 37-vjeçarja ndodhet akoma me lejen e maternitetit. Pas momentit të drekës, Elizabeth ftoi miqtë për një tur, për të vëzhguar koleksionet e mbretërise, ndërsa Harry u pa të shoqëronte Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në rrjet qarkulluan lajme të ndryshme rreth përplasjes së Donald Trump dhe Meghan Markle pasi Presidenti i Amerikës e quajti këtë të fundit person negativ./revistawho.com