• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princ Harry merr dhuratën e parë për të voglin dhe është thjesht e adhurueshme

Princ Harry i është kthyer detyrave të tij pas ardhjes në jetë të djalit të tij. Ai ka qenë i ftuar special në ‘Invictus Games’ dhe aty mori dhuratën e parë publike për të birin, Archie. Babai i ri ishte shumë i lumtur teksa merrte dhuratën dhe emocioni dukej në fytyrë. Princesha Margriet e Holandës ishte ajo që i dha një veshje shumë të bukur për të voglin dhe fotografët nuk e lejuan këtë moment të kalonte.

Eventi në fjalë që ka në qendër lojërat është krijuar nga vetë Harry, i cili u detyrua të lërë bashkëshorten dhe djalin vetëm, për të qenë i pranishëm në Holandë. Gjatë fjalimit për eventin në fjalë nuk munguan batutat për të voglin dhe statusin si baba i ri. /revistawho.com