• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princ Harry i dhuroi Meghan Markle një dhuratë shumë të veçantë për përvjetorin e parë të martesës

Ditën e shtunë Meghan Markle mori pjesë në ceremoninë e ‘Trooping The Colour’, në të cilën u festua ditëlindja e mbretëreshës. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e publikut ishte unaza e re në dorën e dukeshës, e cila gjendej së bashku me unazën e fejesës dhe martesës.

Ndjekësit spekuluan se ishte një dhuratë nga Princ Harry, e bërë në momentin kur erdhi në jetë fëmija i parë i tyre, Archie. Megjithatë tashmë është zbuluar se nuk ishte kjo arsyeja pse duka i Sussex i dhuroi këtë unazë bashkëshortes së tij. Revista ‘People’ zbuloi se në fakt kjo ishte një dhuratë prej tij për përvjetorin e tyre të parë të martesës. Unaza ishte e mbushur me diamante dhe cilësohet si unaza e përjetësisë.

Kujtojmë se përvjetori i parë i çiftit mbretëror ishte në datë 19 maj të këtij viti, 2 javë pas momentit kur ata u bënë prindër për herë të parë./revistawho.com