• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Presidentja e “Top Channel” feston ditëlindjen, e bija Sara: Tani i kuptoj sakrificat e tua, dua të bëhem sa gjysma jote

“Nëse ka një njeri që meriton të gjithë lumturinë e mundshme, ajo je ti. Ti më ke mësuar si të gjej forcën brenda vetes e ta dua jetën pavarësisht vështirësive. Vetëm sot kuptoj sakrificat e tua. Nëse një dite do jem sa gjysma e mamit që je ti, do më bënte të lumtur! Të dua, edhe 100! Vazhdo lufto mama!” Sapo ka trokitur data 23 mars dhe Sara Hoxha ishte aty gati duke pritur sekondat e parë, për të bërë këtë urim. Me fjalë zemre, që thonë shumë për vlerësimin, dashurinë, marrëdhënien e të dyjave, Sara uron sonte Vjollca Hoxhën, Presidenten e “Top Channel”. Fjalët e saj janë të bukura e shumë të vërteta, pasi sivjet ajo kupton për herë të parë ç’do të thotë të jesh nënë. Me siguri në orët në vijim nuk do të mungojnë edhe të tjera urime, që ne do t’ua përcjellim me shumë dëshirë, teksa i bashkohemi Sarës duke i uruar znj. Hoxha edhe 100 të tjera./ revistawho.com