• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Premtuan që do shlyejnë kredinë e Fiqiri Muçës, këto personazhe VIP ndihmojnë fëmijët

Tre personazhet e ekranit Forjan Binaj, Ori Kuçi dhe Fjodora Fjora, disa ditë më parë ishin të ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’ e teksa flisnin për fëmijët një histori ka prekur zemrat e tyre dhe papritur kanë marrë vendimin për të ndihmuar familjen e Fiqiri Muçës, që pas vdekjes së tij kishin një kredi për të shlyer. Tashmë ata e kanë mbajtur fjalën dhe pesë fëmijët e familjes do të kenë shtëpinë e tyre, që askush nuk do të tentojë t’ja marrë. “Ne e mbajtëm fjalën. Pervec se ua lamë shtëpinë atyre 5 fëmijëve, dhamë edhe një mesazh për të gjithë, se nuk mjafton të kesh shumë tituj apo shumë para për të ndihmuar. Kjo nuk na bën më të mirë ne, kjo bën të mirë shoqërinë!”-shkruan Kuçi në ‘Facebook’.

image