Kastro Zizo i cili ka humbur pak ditë më parë nënën e tij, është prekur në skenë por ka përlotur edhe kolegët e tij.
Pas performancës së tij si Antonio Banderas, Kastro ka thënë se këtë performancë i’a ka kushtuar nënës së tij. Këngëtari i talentuar nuk ka harruar të japë edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë “duajini prindërit sa i keni në jetë”, ka thënë ai.