• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Prej sa vetash përbëhet stafi i Meghan dhe Harry-t? Ky detaj do ju befasojë të gjithëve

Pak para se Meghan Markle të sillte në jetë djalin e saj, Archie-n, lajme të ndryshme qarkulluan në rrjet se dukesha nuk gëzonte një marrëdhënie të mirë me stafin e saj, i cili ishte zhvendosur në shtëpinë në Frogmore.  Megjithatë duket se pas gjithë këtyre spekulimeve, 37-vjeçarja ka marrë një vendim që do i habisë jo pak ndjekësit e familjes mbretërore. Momentalisht ajo është duke jetuar me Princ Harry-n në shtëpinë e tyre të re së bashku me vogëlushin dhe nënën e saj, Doria Ragland.
Pranë dyshes nuk ndodhet asnjë staf apo ndihmës për t’i lehtësuar punën dhe angazhimet dukeshës dhe ky duket se është një vendim i marrë nga vetë ata. Nëse të gjithë mendonin se Markle kishte përgatitur një staf të tërë në ambientet e reja të vendndodhjes me princin, ky lajm i habiti të gjithë.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, por Meghan duket se e ka gjetur mbështetjen dhe besimin maksimal tek nëna e saj, e cila ka qenë pranë dukeshës në çdo moment që prej periudhës kur ajo ishte ende në pritje të ëmbël./revistawho.com