Ditën e sotme moderatorja e njohur, Fjodora Fjora, ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Rudina’. Në një bisedë të gjatë ajo ndau me të gjithë eksperiencën e saj si nënë beqare dhe sa i vështirë, por edhe i bukur ka qenë ky rrugëtim. Fjodora është nënë e një djali të quajtur Alteo dhe 5 vitet e prindërimit duket se kanë kaluar shumë shpejt për moderatoren. Gjatë emisionit ajo është shprehur shumë e lumtur që djali i saj është mjaft inteligjent për moshën që ka dhe tashmë si më i rritur mund të artikulojë shumë bukur çdo fjalë të tij.
Ajo ka thënë se gjatë këtyre viteve si nënë i ka besuar shumë instiktit të saj, duke qenë e rreptë dhe tolerante në të njëjtën kohë. “Tani që kanë kaluar 5 vite do ta përshkruaja prindërimin mes të qenit i rreptë dhe asaj dobësisë që ke përpara fëmijës. Është një fill shumë i hollë që në ditët e sotme ndanë edukatën me tekat. Në këto 5 vite i kam besuar instiktit tim, diku duke qenë më e rreptë, e diku më tolerante, por e gjitha rrethohet me dashuri që më pas i fshin të gjitha”, ka thënë Fjodora. Kujtojmë se moderatorja e njohur e birësoi djalin e saj, që ende nuk kishte mbushur 1 vjeç, 5 vite më parë dhe ky lajm shkaktoi shumë bujë në mediat rozë. /revistawho.com