• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Policia kontroll në lokalin e Elton Dedës, artisti shpërthen i revoltuar

Elton Deda, i revoltuar me sjelljen aspak profesionale të policisë dhe tatimeve të cilët i kanë bërë një kontroll lokolit të tij gjatë kësaj fundjave, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale. Eltoni ironizon uniformat blu, për zhurmën e shkaktuar teksa kontrolluan sendet personale të artistëve a thua se lokali i tij mbahet me drogë.

Ja postimi i plotë i rockerit:

“Ne Rockstock vijne tatimet shoqeruar nga policia e shtetit. Kerkohen karta identiteti dhe kontrollohen objekte personale pa asnje lloj mandati. Trajtohet si nje klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash gje qe s’ben vaki se ndryshe nuk do thoshte nje polic i rajonit nmr 3 ” ore sa vite keni qe e keni hap???…”
Dhe mbasi raprezalja i perzen njerezit e paqshem, merret basisti jone Franci Francesk Fjerca, futet ne makine se spaska karte identiteti, futet ne biruce, e marrim me qetesi, e merr me qetesi, me qetesi mbahet larg familjes dhe 2 femijeve dhe gruas, me qetesi punon policia e shtetit me nje muzikant te gjore, ben procedurat e veta qe vetem policia angleze i ben me kaq devotshmeri dhe pastaj lirohet ne 5 te mengjesit mbasi verifikon qe ky person ska rrezikshmeri!! Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!” – shkruan Elton Deda në postimin e tij  në facebook.