• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Po rritemi bashkë”, Klajdi Haruni i dedikon këto fjalë Brunos në ditën e lindjes

Artisti i njohur, Bruno feston sot ditëlindjen e tij. Miqtë e tij më të ngushtë kanë zgjedhur ta urojnë me fjalët më të ndjera, ndërsa Klajdi Haruni ka vendosur të publikojë një foto krah shokut të tij.

“Gëzuar ditëlindjen koleg. Shëndet, sukses e të gjitha të mirat. Po rritemi bashkë duke punuar, duke ndarë çdo gjë në ditë të mira e të këqija. Të pafsha gjithmonë të lumtur dhe me shpirtin plot”, ka shkruar këngëtari krah postimit të tij më të fundit në ‘Instagram’. Në këtë postim nuk kanë munguar dhe urimet e fansave të Brunos, të cilët janë treguar mjaft të dashur me fjalët e tyre.

Prej kohësh Klajdi, Bruno dhe Flori kanë treguar se gëzojnë një miqësi të vërtetë, duke qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit në momentet më delikate ose jo. Djemtë e ‘ThreeDots’ kanë publikuar edhe disa projekte muzikore këto ditë, të cilat janë kthyer menjëherë në hite dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com