Aktori i njohur, Billy Zane, i cili ka luajtur rolin antagonisht të ‘Cal Hockley’ në filmin ‘Titanic’ i ka befasuar të gjithë me një foto të publikuar së fundmi në ‘Instagram’. 53-vjeçari ka ndarë me ndjekësit një pamje të vetën ku shfaqet pa bluzë dhe menjëherë pas këtij momenti komentet e fansave kanë qenë nga më të ndryshmet. Shumë kanë nisur të vënë në dukje format e tij muskuloze, ndërsa të tjerë janë shprehur se do kishin dashur mos ta shikonin këtë pamje.
Disa prej ndjekësve kanë menduar se kjo foto është pjesë e një seti fotografik, me anë të të cilit aktori do të reklamojë pantallonat e veshura megjithatë kjo nuk dihet akoma.
Kujtojmë se Zane është konsideruar si një nga meshkujt më tërheqës së kinematografisë së huaj./revistawho.com