• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Plot të qeshura dhe duartrokitje, Aurela Gaçe i surprizon të gjithë në rolin e mësueses së muzikës në ‘Portokalli’

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka qenë mbrëmjen e kaluar e ftuar speciale në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, i cili ka shoqëruar të gjithë teleshikuesit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Në rolin e mësueses së muzikës, Aurela ka drejtuar një numër artistik së bashku me aktorin e njohur Ledio Lako dhe Salsano Rrapi.

“Faleminderit për ftesën @salsanorrapi, @ledio_lako Portokalli. Edhe mua më merr malli të aktroj, kështu që e kisha me shumë dëshirë të isha me ju”, ka shkruar Gaçe krah videos së fundit ku shfaqet mjaft e kuruar në rolin e saj në ‘Portokalli’.

Fansat jane surprizuar nga kjo paraqitje e këngëtares dhe e kanë komplimentuar si çdo herë tjetër për aftësitë e saj në ekran./revistawho.com