• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Plot të ftuar dhe surpriza, Luana Vjollca zbulon disa nga emrat specialë të mbrëmjes së sotme

Luana Vjollca ka treguar prej ditësh se është përgatitur për një kohë të gjatë, për spektaklin e datës 1 janar në ekranin e ‘Top Channel’ me programin ‘Shiko Kush Luan’.

Moderatorja ka publikuar disa video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku ka zbuluar jo vetëm veshjet dhe pamjen e kuruar me të cilën është shfaqur, por edhe emrat e artistëve pjesëmarrës në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Nga pamjet e publikuara është kuptuar se artistë të cilët do të jenë pjesë e spektaklit janë emrat e njohur si Ylli Limani, Butrint Imeri, West Side Family, Elgit Doda, Klea Huta, Adrola Dushi, Shkumbin Ismaili, Bujar Qamili e shumë të tjerë.

Vjollca ka shtuar gjithashtu se do të ketë një performancë surprizë të ‘Feliz Navidad’ nga vetë ajo. Nuk dihet se çfarë ka rezervuar tjetër moderatorja për të gjithë teleshikuesit, të cilët e presin me padurim mbrëmjen e sotme, megjithatë kjo pritet të zbulohet në vetëm pak orë./revistawho.com