• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Plot emocione dhe dhurata, bashkëshortja e Gaz Pajës zbulon emrin e më të voglit të familjes

Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi u bënë prindër për herë të parë me një djalë. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, Ira ka treguar së fundmi lumturinë dhe emocionet e mëdha që ka ndjerë ditën e sotme.

“Na i mbushe zemrën plot Dard. I bekuar qofsh”, ka shkruar Seferi krah fotos ku dallohen dhuratat e para për më të voglin e familjes. Me siguri ky duhet të jetë një nga momentet me speciale në jetën e çiftit, pasi familja e tyre u shtua tashmë me një anëtar të ri, fryt i dashurisë së tyre.

Kujtojmë se Gazi dhe Ira e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin qershor të këtij viti, pas një marrëdhënie disavjeçare të mbajtur larg vëmendjes së mediave./revistawho.com