• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Plane për martesë? Egla Harxhi zbulon të vërtetën: Jeta me të nuk është aspak e lehtë

Egla Harxhi dhe partneri i saj Ale janë vënë shpesh në qendër të medias për deklaratat e tyre mbi krijimin e Principatës së Libofshës. Tashmë janë prindër të një djali dhe po përpiqen të bëjnë realitet ëndrrën e madhe të realizimit të projektit në fjalë. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’ ajo ka treguar për planet e së ardhmes. E pyetur për një martesë të mundshme, ajo tregoi se as nuk e kanë menduar si mundësi. “Nuk kemi kohë as ta flasim një gjë të tillë pasi për momentin nuk është prioritet. Marrëdhënia jonë është e bazuar mbi besimin reciprok, dashurinë pakushte dhe punën në simbiozë të përditshme. Martesa është një formalitet, të cilin mund ta bëjmë ose jo në një moment të nevojshëm, por jo për t’i provuar njeri-tjetrit çfarëdolloj gjëje. I kemi dhënë njëri-tjetrit mjaftueshëm prova për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët me baza të forta aq më tepër sot, me ardhjen e Luxiferit në jetë, pasi besojmë tek të njëjtat principe”,-është shprehur Egla.

Por gjatë bisedës ajo zbulon edhe disa detaje të bashkëjetesës me Ale, ku tregon se gjërat nuk janë të lehta. “Megjithëse të jetosh me Alen nuk është e thjeshtë, pasi jeta e tij intensive për këdo do të ishte e pamundur të jetohej. Unë e kam kuptuar këtë gjë dhe nuk do i lejoja kurrë vetes që ta pengoja në çfarëdolloj gjëje që ai bën, ashtu si kundër ai nuk më pengon mua. Kur është shumë i zënë në punët e tij, me angazhimet që ka dhe kur telefoni nuk pushon së rëni gjithë ditën duke qeshur i them : «Nuk ka grua normale që do mund të duronte të jetonte gjithë jetën me ty.» Por unë vete nuk e dua normalitetin, nuk e dua komfortin dhe monotoninë apo ‘politikisht korrekten’. Do të mërzitesha për vdekje në një jetë të tillë. Dua të jetoj një jetë të mbushur me dinamika në kërkimin e të vërtetës, me aventura, me rreziqe, me ideale dhe të gjitha këto i kam gjetur të mishëruara tek Ale”,-e ka mbyllur ajo fjalën./revistawho.com