• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Plagoset menaxheri i ‘On Records’, Met Elshani flet publikisht

Ditën e sotme, menaxheri i kompanisë ‘On Records’ është përfshirë në një ngjarje jo shumë të këndshme. Ai është plagosur nga disa të rinj me armë zjarri në lagjen Dardania, por duket se nuk ka pasur pasoja të rënda për të. Pas plagosjes, Meti ka dhënë një deklaratë për ‘Insajder’, ku ka folur publikisht për personat e përfshirë. “Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë goditur. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, është shprehur ai. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar 4 persona të dyshimtë, ndërsa pranë Elshanit kanë qenë miqtë dhe kolegët e tij./revistawho.com

CLOSE
CLOSE