• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pirro Çako nuk do të marrë më pjesë në “Kënga Magjike”, artisti tregon arsyen e vendimit

Ditën e sotme Pirro Çako ishte i ftuari special i rubrikës “Be Coffee” në emisionin “E diela shqiptare”. Ashtu si çdo herë tjetër nuk kanë munguar batutat me tre aktorët e humorit Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.

Ndër të tjera, Pirro ka zbuluar edhe disa detaje nga karriera e tij dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen. Ai ka treguar se me shumë gjasa nuk do të marrë më pjesë në “Kënga Magjike”, sepse preferon që më së shumti ta shikojë si spektator.

Për herë të fundit ai u ngjit në skenë për të nderuar figurën e babait të tij të ndjerë, Gaqo Çako, duke kënduar disa këngë të vjetra të tij. Bes Kallaku ka treguar se në atë kohë Pirro u prek shumë, madje edhe në prapaskenë nuk mundi të mbante lotët dhe ju kërkoi të gjithëve ta linin vetëm për 5 minuta. Përsa i përket planeve për të ardhmen, Pirro tha se ndryshe nga ç’kishte menduar nuk do e bëjë koncertin e tij recital, por vetëm do të prodhojë këngë të reja. Kujtojmë se artisti i njohur pak muaj më parë u rikthye pas një mungese të gjatë në muzikë me një bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj. /revistawho.com