Pak ditë më parë Jessica Simpson tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një foto të vajzës së saj, në të cilën shihej se i kishte lyer majat e flokëve në ngjyrë rozë. Artistja e njohur u kritikua ashpër nga ndjekësit e saj në rrjete sociale për këtë veprim, sepse sipas tyre ajo ishte duke i shkatërruar flokët vajzës.
https://www.instagram.com/p/B0kAmYTAVmP/
Megjithatë Jessica ka gjetur mbështetje nga ana e kolegëve të saj, madje Pink i ka dalë në mbrojtje duke bërë të njëjtën gjë si Simpson. Këngëtarja e famshme publikoi në ‘Instagram’ një fotografi të vajzës së saj 8-vjeçare, Willow Sage, në të cilën shihej se ja kishte lyer të gjithë flokët në ngjyrë blu. “Dëgjova se njerëzit ishin duke kritikuar Jessica Simpson që lejoi vajzën 7-vjeçare të lyente flokët. Kështu që ne menduam të ndanim me të gjithë këtë gjë që bëmë dje”, shkruajti Pink në postimin e saj. Për të mos u përballur me asnjë lloj kritike, këngëtarja vendosi të bllokonte të gjitha komentet në fotografinë e vajzës.
https://www.instagram.com/p/B0pOBsAg3u-/
Pink ka treguar gjithmonë se i vendos vetë ajo rregullat e prindërimit për fëmijët, ndaj nuk ka lejuar askënd që të gjykojë veprimet e saj. /revistawho.com