Këngëtarja Loredana Zefi ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave, pas akuzave për vjedhje të një çifti zvicerian. Edhe pse ajo doli në një konferencë për shtyp dhe mohoi gjithçka, duket se komentuesit kanë vendosur mos ta lënë të qetë këngëtaren. Së fundmi, Loredana ka publikuar disa foto në ‘Instagram’ nga klipi i saj më i ri, por ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është xhaketa që Zefi mban të veshur.
‘Petra ta bleu xhaketën?’, i ka shkruar njëri nga ndjekësit. Ndërkaq Petra është gruaja qe thuhet se Loredana mori paratë. Nuk ka munguar as përgjigja e Loredanës, e cila e ka publikuar edhe në ‘Instastory’. “E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit. Falë jush unë jam këtu ku jam. Çdo Louis, Gucci, makinë apo orë, e keni bërë ju të mundur që unë ta kem”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që pavarësisht akuzave, Loredana ka vendosur të mos heqë dorë nga muzika. Klipi i saj më i ri pritet të lançohet shumë shpejt./revistawho.com