• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përplasja më e sikletshme midis dy ish të dashurve, Jennifer Lopez dhe Drake në të njëjtin event

Shumë shpejt pritet të nisë nata e çmimeve më të rëndësishme në muzikë, ‘Grammy Awards’ dhe përplasja më e vështirë gjatë këtij spektakli mendohet të jetë ajo e Jennifer Lopez me ish të dashurin e saj, Drake.

Para disa kohësh ata kanë pasur një romancë me njeri-tjetrin dhe përplasja e tyre në festival mund të jetë pak e sikletshme për të dy.

Ishte vetë dyshja që e zbuloi lidhjen kohë më parë, duke publikuar foto së bashku në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Pas ndarjes Drake është shprehur se e vlerëson shumë Jennifer dhe se nëse ajo do të ishte ‘single’, ndoshta do të kërkonte një mundësi të dytë me të.

Nuk dihet ende se si ndihet partneri i saj aktual, Alex Rodriguez, nga kjo deklaratë, megjithatë pritet që ai ta shoqërojë JLo në atë event./revistawho.com