Armina Mevlani përveç angazhimeve të shumta në botën e biznesit dhe modës, nuk i lë pas dore edhe gjestet humane. Së fundi ajo ka ndihmuar tre qenushë duke i transportuar në Itali tek një çift për adoptim. Ja çfarë shkruan në ‘Facebook’ blogger-ja e njohur: “Sot teksa nisesha për Milano për punë sëbashku me një kolege, me vete kisha 3 qenushë për t’i transportuar atje për një jetë më të mirë, të cilët, Arsa (Animal Rescue Albania ) m’i besoi ashtu si herë të tjera për t’i transportuar. Nuk është kjo pjesa që dua të theksoj në status, por atje më ishte thënë se më priste një çift (një djalë shqiptar dhe një vajzë gjermane) dhe nuk dija më tepër detaje përveç kontaktit të tyre. Kur mbërrij çifti vjen me padurim për të marrë qenushët dhe djali shqiptar me partneren e tij më thonë se tashmë në makinë krahas qenushëve që unë i solla, ishin edhe dy të tjerë, që ata do t’i mbanin në makinë në një rrugë të gjatë nga Italia në Gjermani (për një jetë më të mirë) dhe për adoptim. M’u mbushën sytë me lot vetëm për një arsye, me kaq negativitet që ka përreth nesh, njerëz që shajnë njerëz, të tjerë që paragjykojnë, njerëz që nuk duan as njerëz dhe jo më kafshët e gjora, ky çift më impresionoi nga iniciativa aq serioze për t’i ndihmuar këto kafshë. Sigurisht që ka njerëz që ndihmojnë mendova me vete, Arsa me punën e saj të palodhur, njerëzit që më presin gjithmonë në aeroport dhe gjithmonë është Zoti që i lë vend gjërave kaq të mira të ndodhin. Puna në grup dhe bashkëpunimi është gjëja më e bukur, shpresoj që shumë shpirtra të tjerë të shpëtohen dhe i lutem Zotit që edhe shumë njerëz të tjerë të ngrihen të ndihmojnë njerëz, e më pas, edhe kafshët e pafajshme”.