• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përkujtim për sulmin e 11 shtatorit, ja çfarë bëjnë Princ Harry dhe aktori i njohur

Princ Harry dhe aktori Kit Harington u janë përgjigjur telefonateve ditën e mërkurë, në 15-vjetorin e ditës së bamirësisë të BGC, një organizatë mbledhje fondesh për ata që humbën jetën në sulmin e 11 Shtatorit të 2001. Duka i Sussex dhe aktori i ‘Game of Thrones’, Kit kanë marrë pjesë në eventin e bamirësisë së bashku me shumë personazhe të tjerë të huaj si: Cheryl Cole, reperi Common, aktori Damian Lewis, Helen McCroy dhe Donna Air. Ky event ishte dalja e parë në publik për Kit Harington që prej shtrimit të tij në klinikën e rehabilitimit për abuzim alkooli dhe stresi. Princi dhe shumë të tjerë priten telefonata për të përkujtuar punëtorët e Qendrës Tregtare Botërore gjatë sulmit terrorist në 2001. Duka i Sussex arriti të mbyllte një marrëveshje prej 1 billion paund për bamirësinë vjetore. Kujtojmë se gjatë sulmi terrorist humbën jetën 2996 njerëz, dhe u shembën kullat binjake në New York.