• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përkufizimi i Arminës për të bukurën do ju pëlqejë të gjithëve, ‘bloggerja’ zbulon se nga çfarë inspirohet

Armina Mevlani është kthyer pas në kohë sot duke publikuar një foto të 7 viteve më parë. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ një moment teksa ka qenë duke moderuar në vitin 2012 në televizion. Pas kësaj ajo ka publikuar dhe disa foto të modeleve më të njohura, duke treguar se nga kush imazhe të njohura ndërkombëtare inspirohet.

Mevani ka publikuar gjithashtu një foto të Sophia Loren, duke shtuar se nuk është e nevojshme të jesh e dobët për të qenë e bukur.

Ashtu siç ka treguar dhe më parë në ‘bloggun’ e saj personal, Armina mbështet idenë se modelet duhet të jenë të kolme dhe jo shumë të dobëta. Sipas saj bukuria nuk përkufizohet nga një trup shumë elegant, por nga një trup real me tipare të pa modifikuara.

Kujtojmë se prej kohësh Mevlani është mjaft e përfshirë në javët e modës në Milano dhe Paris, ndërsa pak kohë më parë zbuloi dhe se ka ardhur momenti që ajo dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha ta kurorëzojnë dashurinë në martesë./revistawho.com