• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përkrah Adi Krastës, Samanta kujton kohën kur konkuronte tek ‘Ethet e së premtes’: Më zbukuroi ditën

Samanta Karavella është bërë pjesë e botës së muzikës në një moshë shumë të vogël. Kur ishte vetëm 13 vjeçe ajo u shfaq për herë të parë përpara publikut në edicionin e dytë të kompeticionit muzikor, “Ethet e së premtes”. Pavarësisht se aq e vogël në moshë ajo spikati me zërin e saj potent dhe madje arriti deri në finale. Mesa duket kjo eksperiencë ka lënë shumë gjurmë në jetën dhe karrierën e Samantës.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video nga pjesëmarrja tek ‘Ethet e së premtes’ dhe ku flet për veten dhe si e ka përjetuar konkurrimin. Me një fytyrë dhe zë të ëmbël Samanta arriti ta bënte të gjithë publikun për vete, madje dhe prezantuesin Adi Krastën. Në një moment të videos moderatori shihet duke imituar lëvizjet e Samantës dhe zërin e saj. kjo video e ka emocionuar shumë Samantën dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Më zbukuroi ditën”. /revistawho.com