• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përherë e dashur për publikun, Hueyda El Saied merr surprizën e veçantë nga fansa shqiptarë

Hueyda El Saied ka udhëtuar së fundmi drejt Santorinit bashkë me partnerin e saj për disa ditë pushimi pranë detit. Bukuroshja e ekranit ka zbuluar me anë të disa fotove se po kalon shumë mirë dhe këto ditë janë shumë speciale për të. Por mëngjesi i sotëm ishte padyshim më i veçanti pasi në vendin ku po pushon Hueyda i ka shkuar një surprizë nga disa patriotë. “Dhurata e mëngjesit nga patriotët. Faleminderit Alma dhe Njazi”,- ka shkruar Hueyda krahas fotos.

Siç duket pavarësisht largimit prej kohësh nga Shqipëria, Hueyda vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun dhe kjo tregohet edhe në këtë formë speciale. Kujtojmë se bukuroshja me origjinë shqiptare jeton mes Luksemburgut dhe Parisit bashkë me familjen e saj. /revistawho.com