• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për të zbuluar Shqipërinë elegante, Xhani Shqerra rikthehet me sezonin e dytë të ‘Bel Mondo’

Nën ekranin e ‘Klan Plus’ pritet të startojë shumë shpejt sezoni i dytë i programit ‘Bel Mondo’ i drejtuar nga moderatori i njohur, Xhani Shqerra. Ky format i cili ka sjellë për teleshikuesit detaje dhe informacione nga bota e dizajnit, kulturës, modës, gastronomisë, arkitekturës apo udhëtimeve do të jetë pranë teleshikuesve çdo të shtunë në orën 19:30, për t’i dhënë një tjetër kuptim fundjavave.

Ashtu siç e ka përshkuar dhe vetë Xhani, ‘Bel Mondo’ tregon në mënyrë të relaksuar, moderne dhe argëtuese botën e bukur shqiptare. I zgjedhur gjithmonë, duke sjellë pranë publikun shijen e vërtetë të elegancës, finesës, Shqerra prezanton për publikun shqiptar vendet e zgjedhura, trendet më të fundit në fushën e dizajnit, pasionet për sportet apo zbulimin e resortve dhe vendeve jashtë Shqipërisë.

Duke premtuar se do të jetë kudo për të nxjerrë në pah të bukurën dhe të veçantën, ‘Bel Mondo’ do të rikthehet sërish në ekranin e shqiptarëve, si një mundësi e mirë për t’i ndjekur gjërat që spikasin plot vëmendje dhe kuriozitet. Ky program vjen gjithashtu për të gjithë ata që duan të zbulojnë ose rizbulojnë Shqipërinë elegante./revistawho.com